Duket se përdorimi i lenteve mund të shkaktojë probleme serioze me shikimin. Mjekët thonë se nëse përdorni lente duhet të jeni të kujdesshëm në aplikimin e tyre, për shkak se mungesa e higjienës mund të shkaktojë një infeksion të rrallë që mund t’iu verbëroj.
Infeksioni keratitis Acanthamoeba shkakton një irritim të madh në pjesën e përparme të syrit dhe përdoruesit e lenteve janë më të rrezikuarit ndaj këtij infeksioni.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk jeni të kujdesshëm me higjenën teksa vendosni lentet mund të rrisin rrezikun e kontaminimit
Të bëni dush apo të notoni derisa i keni të vendosura në sy është gjithashtu një faktor që rrit rrezikun.
Pacientët që janë prekur nga kontraktimi i kësaj sëmundjeje, më shumë se 25% e rasteve kanë humbur shikimin.
Spitali Moorfields Eye në Londër ka parë një rritje shqetësuese në numrin e rasteve të prekurve më këtë sëmundje nga viti 2011. Ndërsa numri i të prekurve që nga viti 2011 deri në vitin 2016 është rritur nga 35 në 65 në vit.
Profesori John Dart tha: “Kjo rritje e rasteve thekson nevojën se përdoruesit e lenteve të jenë të vetëdijshëm për rreziqet”.
Irenie Ekkeshis, pjesë e grupit që mbështet pacientët me keratitis Acanthamoeba, tha: “Është absolutisht e domosdoshme që rregullatorët dhe ata që punojnë në sektorin optik të marrin zbulimet e fundit seriozisht dhe të përdorin rekomandimet për të ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe urgjente për parandalimin e sëmundjes”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.