Nga Gazeta ‘SI’ – Në pritje të planit të qeverisë për të reduktuar paranë cash në përdori, ajo vazhdon të jetë mjeti i preferuar i shqiptarëve.
Në muajin gusht, paraja jashtë sistemit bankar preku një rekord të ri, 463 miliardë lekë.
Shifrat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se paraja jashtë bankave është shtuar me 15% në harkun e një viti.
Sezoni turistik dhe rritja e konsumit duket se kanë sjellë një rritje tërësore të ofertës së parasë, sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë.
M3 që njihet si paraja e gjerë u rrit në 1.9 trilionë lekë, nga 1.858 trilionë lekë që ishte në muajin korrik.
Sipas shifrave të BSH-së, në gusht 2025, agregati M1 (paraja jashtë korporatave depozituese plus llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa qeverinë) është shtuar me rreth 16 mld lekë nga korriku dhe raportohet 919 mld lekë.
Agregati M2, ku përfshihen paratë jashtë korporatave depozituese, plus depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobanka, është rritur me 18 miliardë lekë brenda një muaji duke prekur vlerën e 1.135 trilion lekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



