Paraja e thatë po vazhdon të qarkullojë vrullshëm në zonën e euros, ndonëse po rritet përdorimi i kartave të debitit, pagesave virtuale që u stimuluan edhe nga pandemia.
Sipas Bankës Qendrore Europiane paraja cash është dyfishuar gjatë dekadës së fundit.
Emëruar si “paradoksi i kartëmonedhës”, euro mbahet e thatë dhe nga qytetarët e vendeve jashtë bllokut të BE-së dhe vetë banorët e zonës së euros e mbajnë stok në shtëpi si një formë kursimi.
Gjatë vitit 2020 në Europë qarkullonin rreth 14.000 trilionë euro, nga të cilat vetëm 1/5 ishin nga zona e euros. Studimet tregojnë se rreth 50% e euros në cash mbahet nga vendet me valutë tjetër, që zakonisht janë vendet në zhvillim me infrastrukturë pagesash të pazhvilluara dhe mungesë kredibiliteti në kursime.
50% e vlerës së të gjithë monedhës euro në qarkullim, mbahet nëpër shtëpi, banka dhe kompani. Në vitin 2019 llogariteshin rreth 10.000 euro stok në familjet europiane.
Paraja e thatë u rrit në sasi gjatë pandemisë. Pas pandemisë do të qartësohet roli i parasë së thatë në shoqëri.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



