Mbi 5 mijë delegacione nga trojet shqiptare dhe arbëreshe kanë festuar sot për herë të parë në Tiranë ditën e Pavarësisë.
Nga kudo, Tuzi, Gostivari, Vlora, Shkodra, New York, Presheva, Gjakova, Peja, Ulqini, Mitrovica, sot sheshet kryesore ishin një festë e madhe.
Pavarësisht reshjeve të shiut, grupet kulturore, artistike e sportive, me kostume popullore tradicionale e valle dhe flamurin shqiptar në duar parakaluan nga Sheshi “Nënë Tereza” deri në Sheshin “Skënderbej” ku dhe u bë ngritja e flamurit.
Parada Shqiptare është një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare- Albanian Roots (New York)”, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e saj në këto 15 vitet e fundit, ku një nga sheshet kryesore të New Yorkut vishet kuq e zi.
Presidenti i “Albanian Roots” Marko Kepi, i cili është edhe organizator i përvitshëm i paradës së shqiptarëve në Nju Jork tha për median se organizmi i Paradës së shqiptarëve në Tiranë është një ëndërr që tashmë u realizua.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.