Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë ku është pritur me puthje dhe përqafime. Siç raportojnë mediat në shtetin helen, pasi zbriti në aeroportin Eleftherios Venizelos, Beleri deklaroi:” Nuk e them vetëm unë që jam i pafajshëm, kështu thonë edhe shqiptarët.”
“Ata nuk janë vetëm, kanë nënë Greqinë që i mbron,” raportohet të jetë shprehur ai për grekët e Shqipërisë.
Kujtojmë se Beleri, i cili e humbi mandatin si kryetar i bashkisë Himarë pasi u dënua nga GJKKO me 2 vite burg për blerje votash, u lirua këtë mëngjes nga burgu për t’u nisur drejt kryeqytetit të Greqisë, nga ku më pas do të niset për në Strasburg për t’u betuar si deputet i Parlamentit Europian.
Beleri do të ketë kohë deri në orën 16:00 të së shtunës së 20 korrikut për t'u rikthyer e për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.
Nëse do të qëndrojë më shumë se sa e lejon leja, për shkak të zhvillimeve atje, ai do të duhet të informojë zyrtarisht të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë edhe autoritetet lokale në Bruksel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.