Gazeta Si - Pak para se të plagoste me armë zjarri në zonën e “Komunës së Parisit” Lorenc Kostën, polici Erion Goxhara ka pasur një takim me tone të larta dhe debate me bashkëshorten e tij, për të cilën dyshon se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me inixhinierin e ERE-s.
Në materialin hetimor të Policisë së Tiranës, që është dërguar në Prokurori evidentohet një takim mes efektivit të policisë, bashkëshortes së tij dhe nipit të policit.
LEXO EDHE:
- Pamjet e plagosjes së 45-vjeçarit tek Komuna e Parisit. 10 mijë euro kush jep informacion për kapjen e policit
- Video/ Polici plagos me armë 45-vjeçarin te ‘Komuna e Parisit’, dyshohet se i ngacmoi partneren. Tonin Vocaj i bën thirrje të dorëzohet
Takimi ka ndodhur mëngjesin e 19 gushtit, ditën kur ka ndodhur ngjarja, në një qendër tregtare në periferi të Tiranës ku është shoqëruar me tensione dhe debate.
Në dosje thuhet se në momentin kur ka përfunduar ky takim, bashkëshortja e Goxharas ka pranuar tradhtinë dhe ka goditur veten me grushte, ndërsa dipas burimeve ka refuzuar të kërkojë falje.
Në deklarimet e dhëna para Oficerëve të Policisë Gjyqësore në prezencë të psikologut, djali i mitur i çiftit bashkëshortor, konfirmon konfliktet mes prindërve të tij që nga mesi i korrikut, kohë kur sipas tij, e ëma pranon dyshimet e Goxharës për lidhjen jashtë martesore me Kostën, për të cilën thotë se ka ndodhur vetëm një herë.
Polici i ka kërkuar të shoqes që të kërkonte ndjesë, por që kjo e fundit nuk ka pranuar.
Të njëjtën ditë, Goxhara pasi mbaroi takimin në qendrën tregtare shkoi në shtëpinë e tij dhe ka organizuar ngjarjen.
Sipas grupit hetimor, efektivi i policisë e ka mbajtur në vëzhgim 45-vjeçarin Kosta dhe deri në këtë fazë hetimi, ka dyshime se nuk ka pasur qëllim ta vrasë.
Pas plagosjes, Goxhara telefonoi djalin, ku e pret te rrethrrotullimi i Shkozës. Policia e lokalizoi dhe arriti të ndalojë vetëm djalin e mitur por jo efektivin.
Ky i fundit vijon të jetë në arrati. Ndërsa i plagosuri Lorenc Kosta vijon të jetë në spital në gjendje stabël.
Një ditë më parë, policia njoftoi se ka vendosur shpërblim shumën 10.000 euro për këdo që jep informacion që mund të çojë në kapjen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.