Taksa

‘Paqe fiskale’ borxhi tatimor i bizneseve u rrit me 47 mln euro gjatë periudhës zgjedhore

Nga Gazeta ‘SI’ – Administrata Tatimore është detyruar të bëjë një njoftim publik përshkak të rritjes së madhe të borxhit nga bizneset.

Sipas njoftimit, bizneset vetëm gjatë muajit maj kanë shtuar borxhet e tyre me 47 mln euro.

“Administrata Tatimore bën me dije se gjatë muajit maj 2025 është evidentuar një rritje e detyrimeve tatimore të papaguara në vlerën 4.7 miliardë lekë,” thuhet në njoftim.

Mesa duket kjo situatë lidhet me disa nga premtimet zgjedhore të qeverisë, ku kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një falje të detyrimeve të papaguara dhe reduktim të kontrolleve fiskale. Kështu Tatimet theksojnë se deri në miratimin e një pakete “paqe fiskale” nga qeveria, taksapaguesit duhet të paguajnë çdo detyrim që kanë.

Socialistët, gjatë fushatës premtuan paqe me bizneset në tre pika; falje të gjobave dhe borxheve tatimore, rishikim të deklartave tatimore si edhe marrëveshje për tatim të pjesshëm.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë