Bota

Arkëmorti i Papa Françeskut mbërrin në bazilikën e Shën Marisë së Madhe, mijëra qytetarë duartrokitën përgjatë itinerarit të kortezhit

Mesha mortore në nder të Papa Françeskut ka përfunduar dhe arkëmorti është nisur drejt kishës Santa Maria Maggiore, aty ku do të prehet Ati i Shenjtë.

Procesioni u largua nga Vatikani, duke ndjekur një rrugë 6 km mbi lumin Tiber.

Më pas kaloi përmes Romës qendrore në Piazza Venezia, duke kaluar pranë Koloseut, përpara se të kthehet në veri për të mbërritur në Santa Maria Maggiore.

Tre mijë vullnetarë janë vendosur përgjatë rrugës për të ofruar udhëzime, ndihmë mjekësore dhe ujë për qytetarët e vendosur anash rrugës të cilët e kanë nderuar me duartokitje kalimin e kortezhit.

Varrimi brenda kishës nuk do të jetë i hapur për publikun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë