Futboll

Panik për Mançester Sitin, avioni bën ulje emergjente për shkak të erës

Momente frike për ekipin e Mançester Sitit gjatë fluturimit për kthimin nga Lisbona, pas fitores së thellë 0-5 ndaj Sportingut. Avioni i “qytetarëve” ka bërë një ulje emergjente në Liverpul.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez, që saktëson se avionit iu desh të devijonte rrugën e kthimit për në Mançester dhe të bënte një ulje të detyruar në Liverpul për shkak të erërave të forta që ndeshi në lartësi. Momente që kanë krijuar jo pak panik te futbollistët dhe pjesëtarët e stafit teknik të Mançester Sitit, por gjithçka ka kaluar pa probleme.

Avioni i Mançester Sitit. Gazeta Si, 17 shkurt 2022

Skuadra e Guardiolës luajti të martën në mbrëmje ndeshjen e parë të 1/8-ve në Ligën e Kampionëve ndaj Sportingut të Lisbonës, ku shënoi 5 herë, duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë