INSTAT raporton se konsumi i produkteve ka rënë si në raport me tremujorin paraardhës, ashtu edhe me atë të të njëjtës periudhë vitin e shkuar. Më së shumti goditjen e kanë pësuar hidrokarburet.
Pandemia ka ndikuar besimin e konsumatorit, por mbi të gjitha rrethanat e izolimit nuk kanë lënë alternativë tjetër duke e drejtuar sjelljen konsumatore kah produkteve ushqimore.
Në tremujorin e parë 2020, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 99,9. Shitjet në volum në tregtinë me pakicë janë ulur 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Krahasuar me tremujorin paraardhës, ky tregues i përshtatur sezonalisht ka pësuar rënie 4,3 %, ndikuar kryesisht nga muaji Mars.
Ndryshimi vjetor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2020 ka pësuar rritje prej 1,8 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2019.

Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur 5,0 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.
Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur po ashtu, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“,volumi i shitjeve ka pësuar rënie me 6,1 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2019.
Ndikimi i grupeve në tregtinë me pakicë
Sipas INSTAT, në ndryshimin vjetor prej -0,4 %, në tremujorin e parë 2020 ndaj tremujorit të parë 2019, në tregtinë me pakicë, grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka kontribuar me +1,3 pikë përqindje. Grupi “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +0,1 pikë përqindje dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me -1,7 pikë përqindje.
Ndryshimi tremujor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, përshtatur sezonalisht
Në tremujorin e parë 2020, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, ka pësuar rënie me 2,4 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është rritur me 0,5 %, krahasuar me tremujorin paraardhës Volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në tregtinë me pakicë, për grupin “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është ulur me 2,0 %, kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, është ulur 8,7 %, kundrejt tremujorit të katërt 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




