Pas pandemisë mjekët kanë vërejtur se janë shtuar fëmijët me probleme të shtyllës kurrizore, kryesisht skoliozës. Sipas të dhënave nga OBSH 1 në 3 fëmijë në vendin tonë vuan nga dhimbjet e skoliozës.
Sipas eksperteve pandemia shtoi rastet për shkak të zhvillimit të shpejtë në karantinë. Gjithashtu, obeziteti, mungesa e aktiviteteve sportive, kanë qenë faktorë të tjerë që kanë sjellë rritje të kësaj patologjie.
Mjeku fizioterapist Renato Mezini i shpjegoi Gazetasi.al se rastet më të shpeshta shihen tek fëmijët 10-15 vjeç. Por sipas tij kjo problematik mund të lind që nga mosha 6 vjeçare.
“Qëndrimi i fëmijëve të sotëm sjell problematika në shtyllën kurrizore. Gjithashtu zhvillimi i shpejtë gjatë pandemisë dhe qëndrimi me orë të gjata në telefona dhe tableta kanë sjellë gjendjen”,shton Mezini.
Fizioterapisti shpjegon se skolioza është një lakim jonormal anësor i shtyllës kurrizore. Mezini shton se kjo sëmundje diagnostikohet më shumti në fëmijëri ose në adoleshencë të hershme.
Sipas një studimi të kryer gjatë viteve të shkuara nga Universiteti i Zonjës së Këshillit të Mirë në Tiranë, forma më e zakonshme e sklerozës në vendin tonë është ajo idiopatike (80%-90%).
Mezini shpjegon se skolioza idiopatike është në rastet kur nuk ka një shkak për deformimin e segmenti të shtyllës kurrizore. Sipas fizioterapistit ka dy forma të skoliozës, "S" ose "C" që normalisht duhet të jetë e drejtë e të ketë formën e "I".
Të dhënat e studimit kanë treguar se mosha mesatare ishte 10.5 vjeç (10–14). Njëzet e gjashtë për qind e fëmijëve vuanin nga dhimbja e shpinës, e cila ishte më e shpeshtë te femrat.
Njëzet për qind e fëmijëve që mbanin çantat e shpinës kishin dhimbje shpine. Dyzet e një për qind e fëmijëve që zakonisht bëjnë ushtrime fizike nuk kishin dhimbje shpine.
Sipas të dhënave një predispozitë të madhe për zhvillimin e skoliozës kanë, edhe fëmijët obezë për shkak të peshës së tyre.
Mezini shpjegon se skolioza është një sëmundje e ngadaltë dhe progressive, përgjithësisht asimptomatike. Sipas tij në raste të rralla mund të shfaqen shqetësime në kolonën vertebrale, apo lodhje muskulare pas sforcimit fizik.
Qartazi kjo sëmundje lidhet jashtëzakonisht me stilin e jetesës që duhet të jetë i duhuri që në fëmijët.
Lidhur me këtë çështje Mezini shpjegon se aktivitetet sportive të vazhdueshme dhe qëndrimi i duhur kudo, parandalojnë më së miri këto çrregullime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.