Shendet

Pandemia po ndikon në trurin e foshnjave

Pandemia mund të jetë duke prekur trurin e foshnjave. Infeksioni i koronavirusit gjatë shtatzënisë nuk duket se ndikon në funksionin e trurit të foshnjave, por vetë pandemia mund të ketë një ndikim, sipas një studim të publikuar të martën në revistën “JAMA Pediatrics”. Studiuesit në qytetin e Nju Jorkut gjurmuan 255 foshnja me afat të plotë të lindur gjatë pandemisë, duke përfshirë 114 nënat e të cilëve kishin COVID-19 gjatë shtatzënisë. 

Kur foshnjat ishin gjashtë muajsh, studiuesit nuk panë “absolutisht asnjë efekt të infeksionit të nënës me SARS-CoV-2” në zhvillimin neurologjik, tha Dani Dumitriu nga Universiteti i Kolumbisë dhe Instituti Psikiatrik Shtetëror i Nju Jorkut. 

Por në përgjithësi, krahasuar me 62 foshnja të lindura para pandemisë, foshnjat e lindura gjatë krizës shëndetësore kishin dobësi të muskujve.

“Gjetjet nuk do të thotë se këto foshnja do të vuajnë pasoja afatgjata. Nëse kërkimet shtesë konfirmojnë se lindja gjatë pandemisë ndikon negativisht në zhvillimin neurologjik, atëherë duhen marrë masa që në momentin kur lindin”, tha Dumitriu. 

Një tjetër studim tregon gjithashtu se koronavirusi mund të dëmtojë drejtpërdrejt veshkat. Studimi i botuar në revistën mjekësore “Cell Stem Cell” tregon se Covid-19 i dëmton veshkat e foshnjave në kohë afatgjatë. Studiuesit zbuluan se virusi mund të infektojë lloje të shumta të qelizave të veshkave dhe të shkaktojë “një ndërprerje molekular” që fillon procesin dëmtimit. 

Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë