Të dhënat më të fundit të INSTAT nga Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, për tremujorin e tretë 2020 tregojnë se përballja me vështirësitë e situatës ka bërë që sektori i ndërtimit të ulë shpenzimet për pagat dhe materiale.
Indeksi për tremujorin e tretë sipas INSTAT arriti 103,9, duke shënuar rritje me 0,2 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2019. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit “Shpenzime transporti” u rrit me 1,7 %, ndjekur nga indeksi i grupit “Kosto të tjera” me 1,4 % dhe indeksi i grupit “Shpenzime makinerie” me 1,0 %.

Ndërsa, ulje kanë shënuar grupet “Shpenzime për paga” me 1,9 % dhe “Shpenzime materiale” me 1,0 %
Në tremujorin e tretë 2020 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim shënoi ulje me 0,3 %. Krahasuar me tremujorin e dytë vitit 2020, ulje kanë shënuar grupet, “Kosto të tjera”, “Shpenzime transporti” me 0,9 % secili, pasuar nga grupret “Shpenzime për paga” me 0,3 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,1 %. Ndërsa grupi “Shpenzime materiale” nuk ka pësuar ndryshime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




