Kosova ka vendosur të ndajë paga shtesë për punonjësit më të mësuesit, mjekët, punonjësit social, policët dhe zjarrëfikësit, për angazhimin dhe përgjegjësitë e shtuara gjatë përballjes me pandeminë. Në një mbledhje të mbajtur të enjten, qeveria në detyrë e Avdullah Hotit ka ndarë tre milionë euro për paga shtesë në sektorin e arsimit, 700,000 euro për policët, për 180,000 euro zjarrfikësit dhe 78,000 euro për punonjësit e Qendrave për Punë Sociale
Duke vlerësuar punën e palodhur të mjekëve, qeveria ka ndarë 260.000 euro paga shtesë për sektorin shëndetësor. “Të gjitha këto fonde merren nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, përveç mjeteve për sektorin e arsimit të cilat janë mjete nga fondi 5 milionësh i ndarë paraprakisht për këtë sektor”, tha ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami.
Qeveria në detyrë e Kosovës thekson po ashtu në një njoftimin se edhe kategoritë tjera të sektorit publik që janë të angazhuar në menaxhim të pandemisë dhe janë të ekspozuar ndaj rrezikut të infektimit nga Covid-19, por që nuk janë pjesë e këtij vendimi, do të mund të marrin paga shtësë me vendime të veçanta.
Më15 janar kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka prezantuar 16 masa për zbatimin e për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2021, të cilin përfshihet edhe ndihma për sektorin privat, atë shëndetësor dhe skema sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.