Arka e shtetit ka grumbulluar në 5 muajt e parë të vitit 160.7 miliardë lekë, ose 27.7 miliardë lekë më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kurse në raport me çfarë ishte planifikuar, buxhetit i mungojnë gati 12 miliardë lekë
Ajo që ka ndikuar në mosmbledhjen e të ardhurave janë tatimet dhe doganat. Nga këto zëra, arkës I mungojnë për këtë pesëmujor të parë të vitit krahasuar me të njëjëtnë periudhë 21.4 miliardë lekë dhe 9.5 miliardë lekë më pak nga parashikimi.
Të dhënat e finnacave tregojnë se nga TVSH-ja janë mbledhur 7 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit të shkiar, tatimi mbi fitimin 6.3 miliardë lekë më pak, akcizat 1.2 miliardë lekë më pak, tatimi mbi të ardhurat personale 4.9 miliardë lekë më pak dhe taksat nacionale dhe doganore po ashtu i kanë shpënë më pak arkës së shtetit.
Edhe arka e pushtetit vendor është tronditur gjithashtu nga periudha e pandemisë, ku sipas të dhënave të ardhurat rezultojnë me një rënie prej 4.4 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në të njëjtën kohë edhe shpenzimet totale të buxhetit të shtetit kanë pësuar rënie në 5 muajt e parë të vitit. Rënia ka qenë 0.5 krahasimisht me pesëmujorin e një viti më parëdhe 10 për qind në krahasim me parashikimet.
Sipas të dhënave të financave, në janar-maj 2020 rezultojnë 187 miliardë lekë ose 0.4 për qind më pak shpenzime ; para që shkojnë për paga dhe kontribute për sigurimet shoqërore si dhe shpenzimet operative me 8 për qind në raport me 5 mujorin 2019.
Shpenzimet për fondet speciale, si sigurime shoqërore dhe shëndetësore kanë pësuar një rënie prej 0.2 për qind, ku janë shpenzuar në total afërsisht 68 miliardë lekë.
Të dhënat tregojnë se shpenzimet e pushtetit vendor janë tkurru po ashtu në masnë e 6.9 miliardë lekëve, në krahasim me pesëmujrin e 2019, ku janë shpenzuar në total 17.2 miliardë lekë.
Por në të njëjtën kohë janë dyfishuar shpenzimet që lidhen me pagesat e bëra për marrjen masave të marra kundër covid-19, për papunësinë dhe ndihmën ekonomike, ku në total arrijnë në gati 20 miliardë lekë nga 9.9 miliardë lekë që ishin në 2019. Shpenzimet kapitale kanë kanë rënë sipas të dhënave zyrtare me 1.7 miliardë lekë ku janë disbursuar 20.5 miliardë lekë në 5 muaj. Defiçiti buxhetor në fund të 5-mujorit rezulton në 26.3 miliardë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




