Para

Pandemia, 38 mld lekë më pak të ardhura në janar-nëntor 2020

Kriza nga COVID-19 i ka shkaktuar buxhetit të shtetit në 11 muaj (janar-nëntor) 38 mld lekë më pak.

Kjo shifër është  9,1 % më pak se buxheti faktik i nëntë mujorit të një viti më parë.

Pra në 11 mujorin e 2020 janë arkëtuar në buxhet afro 383 miliardë lekë.

Në nëntor, të ardhurat në buxhet ishin 35.5 miliardë lekë, në rënie nga 39 miliardë lekë krahasuar me mujain tetor, duke treguar për një përkeqësim të mëtejshëm të aktivitetit ekonomik dhe për një frenim të konsumit.

Për 11 mujorin rënien më të madhe e pati tatimi mbi të ardhurat personale që u tkurr me 29%  ose ndryshe -12.4 miliardë lekë.

I pasuar nga  tatimi mbi fitimit, të ardhurat e të cilit ranë me 24%  ose -7.9 miliardë lekë, ndërkohë që për  një sërë kompanishë këstet e tatim fitimit janë shtyrë, si stimul pas krizës ekonomike.

TVSH-ja është tkurrur me 11.1%, ose 7.1 miliardë lekë më pak.

Të ardhurat e pushtetit vendor, janë tkurrur me 9.1% me bazë vjetore për 11 mujorin. Taksa mbi pasurinë ka rënë me 2.9%, ndërsa ato lokalet me 11.3%.

Të ardhurat nga sigurimet shoqërore kanë shënuar një rënie prej 1.3%  ose -0.9 miliardë lekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë