Politike

Pamjet/ PD në marshim. Ujë dhe molotov drejt protestuesve. Sulmohet vila e Enverit

Nga Gazeta ‘SI’ – Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës në kryeqytet. Ndryshe nga tubimet e kaluara, kësaj radhe PD ka ndërruar skenar.

Para Kryeministrisë nuk u mbajt asnjë fjalim, ndërsa protestuesit fillimisht u mblodhën fillimisht para selisë së PD dhe bashkë me Berishën marshuan drejt godinës së Kryeministrisë. Asnjë molotov nuk u hodh drejt kryeministrisë, por vetëm në kosha dhe në drejtim të një biznesi në Tiranë. 

Qytetarët e kryesuar nga Sali Berisha dhe deputetë të PD marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Aty efektivët i zunë pritë në mes të rrugës, për të mos lejuar që t’i afrohen godinës. Gjatë përplasjeve, protestuesit çanë kordonin e Policisë dhe këta të fundit i shpërndanë me ujë dhe gaz lotsjellës.

Më pas PD u orientua drejt qendrës dhe më pas në zonën e ish-Bllokut, ku u hodhën breshëri molotovësh gjatë rrugëve dhe tek vila e ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha.

Deri më tani nuk raportohen të lënduar nga sulmet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë