Shpërthimet në malin Etna të Italisë dhe vullkanin më të vogël Stromboli nxorrën hi dhe llavë të nxehtë, duke ngritur nivelet e alarmit në ishullin mesdhetar të Siçilisë dhe duke detyruar një mbyllje të përkohshme të aeroportit të Katanias.
Etna, një nga vullkanet më aktive në botë, ka patur një aktivitet intensiv ditët e fundit, duke ndriçuar qiellin pranë qytetit të Catania, ndërsa Stromboli në brigjet veriore të Sicilisë ka derdhur llavë në det.
Ministri i Mbrojtjes Civile Nello Musumeci tha se Stromboli ishte "nën vëzhgim", duke shtuar se autoritetet po siguroheshin që planet e evakuimit të ishin gati në rast emergjence.
Brigada e zjarrfikësve tha se ata kishin dyfishuar paraprakisht numrin e zjarrfikësve në ishull.
Rreth Katanias, në bregun lindor të Siçilisë, banorët dhe autoritetet u zhvendosën për të pastruar qytetin pasi rrugët dhe makinat mbetën të bllokuara në hirin e zi vullkanik, ndërsa aeroporti aty pranë u mbyll.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.