Ka ndodhur

PAMJE/ Vritet në atentat 27- vjeçari në Tiranë, i vendosën eksploziv në makinë

Aleksandër Sadikaj është 27 vjeçari që udhëtonte me automjet që shpërtheu në autostradën Sauk-Teg. Mercedesi shpërthyer në mes të autostradës, në korsinë e shpejtësisë, duke marrë plagë të shumta në trup.

Drejt vendngjarjes kanë shkuar me urgjencë shërbimet e Policisë, autoambulanca, zjarrfikësja si dhe është kërkuar ndihma e njësisë antieksploziv të RENEAS. 

Pas më pak se një ore mësohet nga Policia se si pasojë e lëndimeve të shumta në trupë, 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Pavarësisht, se është dërguar me urgjencë në spital, ai nuk ka mundur të jetojë.

Postimi i Policisë

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë