Ka ndodhur

Pallati 10-katësh përfshihet nga flakët në Lezhë. Nuk ka të lënduar

Nga Gazeta 'Si'- Një pallat 10-katësh në lagjen “Beslidhja” në Lezhë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Nga informacionet paraprake, zjarri u shkaktua në kabinën elektrike që ndodhet në katin zero  dhe i gjithë pallati u mbush më pas me tym. Për pasojë të gjithë banorët janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë jashtë, ndërsa zjarrfikëset kanë mundur që të shuajnë flakët në kabinë.

Veç disa dëmeve materiale nuk raportohet për probleme tek banorët apo banesat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë