Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë një interviste, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zbuluar se është kërcënuar me vdekje nga trafikantët për shkak të protokollit të firmosur mes qeverisë së saj dhe qeverisë shqiptare, për emigrantët e kapur në Detin Mesdhe.
Kështu, Meloni tregon se në Itali ka një klimë tensioni rreth kësaj marrëveshje.
Megjithatë, kryeministrja italiane është e vendosur t’i qëndrojë deri në fund. “Do të bëj që gjithçka të funksionojë”, ka thënë ajo në ‘Porta a Porta’.
“Jam e bindur se arsyeja pse po bëhet gjithçka për të bllokuar protokollin me Shqipërinë është se të gjithë e kuptojnë se ai është çelësi për të bllokuar emigracionin e parregullt. Nëse kontrabandisti gjendet jashtë kufijve evropianë, kjo është pengesa më e madhe. Është hera e parë, në fakt, që trafikantët e qenieve njerëzore më kanë kërcënuar me vdekje”, tha Meloni.
Duke qëndruar te tema e emigracionit, Meloni ka folur edhe lidhur me qëndrimet e gjykatave për zbatimin e marrëveshjes.
“Argumentet me të cilat gjykata e Bolonjës i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë autorizimin për të moszbatuar një ligj tjetër italian u panë nga shumë njerëz si një argument më afër një fletëpalosjeje propagandistike sesa një akti gjyqësor. Argumenti i Gjermanisë naziste është efektiv në një propagandë në nivel ligjor është më i dobët”, tha Meloni.
Dhe përsëri, duke arsyetuar për këtë temë, ajo shtoi: “Nëse vazhdojmë kështu, do të jem unë ajo që do të them që Italia nuk është një vend i sigurt. Kur e themi këtë për Bangladeshin, flasim për 180 milionë banorë të cilëve ne u themi ‘ejani me qetësi në Itali’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




