Ka ndodhur

Pako me drogë brenda një jastëku, arrestohet 35-vjeçari në Morinë

Gazeta Si – Një 35-vjeçar u arrestua, pasi tentoi të trafikonte drejt Shqipërisë 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis përmes pikës kufitare të Morinës.

I ndaluari është shtetasi P. G., 35 vjeç, banues në Fier, i cili po udhëtonte me një automjet tip “Audi” në hyrje të Republikës së Shqipërisë. Bazuar në analizën e riskut dhe përzgjedhjen me kontroll të dytë, mjeti i tij u ndalua për një inspektim më të thelluar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë zbuluan të fshehura dy pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë