Bota

Pakistan, të paktën 300 persona humbin jetën për shkak të përmbytjeve nga shirat

Gazeta Si – Në Pakistan, të paktën 300 persona kanë vdekur për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm, përfshirë 180 në provincën malore të Khyber Pakhtunkhwa, ku 30 shtëpi u shkatërruan dhe një helikopter shpëtimi u rrëzua gjatë operacioneve, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.

Vetëm në Kashmirin e administruar nga Pakistani janë shënuar nëntë viktima, ndërsa pesë të tjerë kanë humbur jetën në Gilgit-Baltistan. Provinca Khyber Pakhtunkhëa ka shpallur ditë zie.

Ndërkohë, edhe nëë pjesën e administruar nga India, një përmbytje shkatërrimtare ka marrë jetën e të paktën 60 personave në një fshat malor.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto fenomene më të shpeshta dhe më ekstreme në rajonin e Azisë Jugore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë