Nga Gazeta 'SI' - Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës po përgatit kërkesat ndaj qeverisë për paketën Fiskale të 2025-s.
Në një letër drejtuar bizneseve, DHTIT thekson se sipërmarrja shqiptare po mbijeton në një kohë të vështirë dhe prandaj është jetike krijimi i një mjedisi më pozitiv për to.
Propozimet e bizneseve, që ende nuk janë konkretizuar në një kërkesë për Këshillin Ekonomik Kombëtar dhe qeverinë fokusohen tek lehtësira fiskale.
DHTIT kërkon rishikim të procedurave tatimore që shkaktojnë paqartësi dhe përplasje në zbatim si dhe krijimin e lehtësirave fiskale për sektorë të caktuar ekonomikë, me qëllim lehtësimin financiar të tyre dhe rritjen e konkurrueshmërisë.
Po ashtu kërkohet rishikimi i tarifave doganore par prodhuesit vendas, të cilat krijojnë pabarazi me konkurrentët e tyre rajonal dhe global (lëndët e para, produkte, mishi, vera etj);
Bizneset i sugjerojnë qeverisë të zgjerojë marrëveshjet e shmangies së dytaksimit me vendet që nuk ka një të tillë, në interes të biznesit vendas. Po ashtu sugjerohet
Lufta ndaj informaliteti do të jetë shtylla e katërt e propozimeve të bizneseve për paketën fiskale të vitit të ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.