Para

Paketa e ndihmës financiare kundër krizës së çmimeve në Shqipëri ishte më e ulëta në rajon

Paketa e Shqipërisë kundër krizës së çmimeve të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, është më e ulëta nga vendet e rajonit.

Matjet e Bankës Botërore në raport me PBB-në e vendit, tregojnë se paketa e ndihmës nga qeveria shqiptare ishte sa 0.3% e PBB-së.

Maqedonia e Veriut kishte paketën më të madhe antikrizë me 3.6% të PBB, ku një pjesë e saj 1.5%, ishte në formën e përjashtimeve nga taksat, 0.3% përfitime sociale dhe 1.9% subvencione të drejtpërdrejta.

Serbia akordoi 2% të PBB për paketën e krizës së çmimeve, ku 1% ishin pagesa sociale dhe 1% përjashtime nga taksat. Kosova dha gjithashtu 0.7% të PBB-së së saj ku, 0.3% ishin subvencione dhe 0.4% e PBB-së ishin transferta sociale.

Mali i Zi dha vetëm 0.2% të PBB-së, ku 0.1 ishin transferta sociale dhe 0.1% të PBB-së ishin subvencione. Bosnja dha 0.6% të PBB-së ku 0.1 % ishin transferta sociale dhe 0.3 ishin subvencione.

Edhe gjatë pandemisë Covid-19, Shqipëria kishte vlerën e më të ulët të paketave të ndihmave në raport me PBB, sa 1-3% e saj.

Në vendet e zhvilluara të Europës masat fiskale ishin mesatarisht sa 6.2 për qind e PBB-ve përkatëse, ndërsa në vendet në zhvillimin këto masa ishin më të zbehta, duke zënë mesatarisht 3.1% të PBB. Në Shqipëri ato ishin edhe më të ulëta duke zënë vetëm 1% të PBB-së.

Qeveria e Shqipërisë në mars të këtij miratoi një paketë rezistence prej rreth 5 miliardë lekësh, e cila i shërbeu indeksimit të pensioneve, që në fakt është detyrim ligjor për çdo vit normal. Ndërsa rreth 1.8 miliardë lekë u shpërndanë në disa shtresa pensionistësh si një mbështetje prej 3 mijë lekësh në muaj për tre muaj, mars, prill, maj 2022.

Ndërkohë të ardhurat që shteti ka arkëtuar janë rritur disafish nga një vit më parë, lidhur me rritjen e çmimeve dhe TVSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë