Nga Gazeta Si – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në Spitalin Francez, në QSUT, ka deklaruar se 29 fëmijë kanë kryer ndërhyrjen për rikthimin e dëgjimit.
“Implanti Koklear është një intervent, i cili tashmë realizohet nga ekspertët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Është një procedurë e cila ofrohet falas për çdo fëmijë që ka humbje të thellë dëgjimi. Ne sot kemi 29 fëmijë që janë mbështetur nëpërmjet vendosjes së implantit koklear, 4 prej të cilëve janë sot në këtë spital që kanë kryer interventin dhe janë duke kryer interventin të cilëve do t’u rekuperohet dëgjimi”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se Programi i dëgjimit do të vijojë të fuqizohet në maternitetet në të gjithë vendin.
“Programi ynë i dëgjimit do të vijojë të fuqizohet në maternitetet në të gjithë vendin, në mënyrë që të kemi më shumë informacion dhe të ndihmojmë më shumë fëmijë”.
Ajo shton se përveç ndërhyrjes, realizohet edhe ndjekja nëpërmjet strukturave të fizioterapisë, të logopedisë “që është shumë i rëndësishëm që tashmë ka filluar si shërbim dhe po shtrihet edhe në qytete të tjera, për të vijuar përkujdesjen pranë vendeve të banimit për këta fëmijë që kryejnë implantin koklear”.
Ky është viti i tretë i financimit 100% nga shteti i implantit koklear, një paketë që jepet falas për çdo fëmijë me humbje të thellë dëgjimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




