Para

Pakësohen kreditë me probleme, prekin nivelin më të ulët që prej pandemisë

Nga Gazeta 'SI' - Stoku i kredive të këqija në bankat shqiptare është reduktuar më tej gjatë muajit shtator.

Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i huave me problem ka rënë në 4.58% duke prekur nivelin më të ulët që prej pandemisë.

Ndonëse Banka e Shqipërisë ka ripërsëritur shqetësimin e saj se zgjerimi i shpejtë i kreditimit mund të rrisë kredinë me probleme. Ndonëse shifrat tregojnë se bankat tregtare nuk e kanë ndjekur udhëzimin e BSH-së, kreditë e këqija janë ulur.

Një faktor i rënies së këtij treguesi është edhe kursi euro-lekë.

Vendimi i fundit i BSH-së është pritet po ashtu të reduktojë kreditë e këqija, pasi ulja e normës së interesit zbut lehtëson peshën e detyrimit për kredimarrësit. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë