Lojëra me Dore

Pak tifozë dhe humbje të mëdha, ‘Kupa Davis” drejt transferimit në Abu Dhabi

Kur në orën 4 të pasdites spektatorët e sesionit të mbrëmjes nisën t’u drejtoheshin hyrjeve, por iu desh të prisnin, sepse brenda po luhej ende Australi-Hungari, ndeshja e paradites, formati i ri i “Kupës Devis” përjetoi makthet e “Finals 2019”. Në atë kohë disa ndeshje përfunduan natën vonë dhe u ndoqën vetëm nga një grup i vogël të pagjumësh.

Me një investim prej 3 miliardë dollarësh në 25 vjet grupi “Kosmos” u bë organizator në partneritet me Federatën Ndërkombëtare i turneut më të vjetër për skuadra në tenis. Një turne që mbetet një kantier i hapur, në kërkim të publikut dhe formulave të ekuilibruara.

Dy vjet më parë, organizimi me 18 skuadra në një seli të vetme rezultoi shumë i vështirë, sepse ngjeshi programin dhe largoi njerëzit nga shumë sfida. Përjashtimi i vetëm ishte Spanja, më e forta, që fitoi “Kupën Davis” falë mbështetje së madhe të tifozëve të saj. Për 2021-shin, pas frikës së 2020-shit nga Covid-i, ishte menduar për shpërndarjen e fazës në grupe në qytetet të ndryshme (Madrid, Insbruk dhe Torino), duke pasur kështu të paktën tre vende me skuadrën e tyre që luan në shtëpi.

Nga nje ndeshje tenisi ne Abu Dhabi. Gazeta Si, 28 nentor 2021

Sipas shtypit anglez, që u paraprin situatave, është gati një tjetër revolucion: një seli e vetme nga 2022-shi, me 16 skuadra, por këtë herë në Abu Dhabi, ku turneu mund të organizohet për 5 vjet. Dollarët e vendit arab do të mbulonin humbjet e mëdha të këtyre tre viteve. Ky vend do të ishte i përshtatshëm edhe për lojtarët, shumë prej të cilëve gjatë dimrit stërviten pikërisht në Abu Dhabi.

Megjithatë, rebus mbetet çështja e publikut, që duhet të lëvizë nga 5 kontinente për një event të prezantuar si kampionati botëror i tenisit dhe që kurrë nuk ka hyrë në zemrat e tifozëve. Lejton Hjuit, kapiteni i skuadrës australiane, është shprehur: “Davis ka qenë magjike, sepse publiku, në shtëpi apo në transfertë, të bënte për vete. Nëse e spostojnë në Abu Dhabi, është vdekja e këtij manifestimi”.

Më i ekuilibruar duket propozimi i Gjokoviçit: “Do ta organizoja çdo grup në qytete të ndryshme, me fazën me eliminim në një qytet të vetëm, por do ta ndryshoja selinë çdo dy vjet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë