Ndërsa gratë shtatzëna përpiqen të kufizojnë konsumimin e kafeinës, një filxhan çaj ose kafe në ditë është mirë, thonë ekspertët. Komentet e tyre vijnë pasi një studim i ri ka thënë që kafeina dëmton foshnjen dhe ekspertët e mohojnë këtë gjë.
Platforma “National Health Service” (NHS) dhe shumë organizata të tjera thonë se konsumimi i 200mg kafeinë ose më pak në ditë nuk përbën ndonjë rrezik domethënës për sa i përket abortit ose rritjes së foshnjës.
Punimi hulumtues që vlen të themi se akoma nuk është mbyllur, botuar në “BMJ Evidence based Medicine”, një platformë ku publikohen studime që kanë të bëjnë me mjekësinë, shqyrtoi 48 studime mbi këtë temë.
Autori i këtij punimi, Jack James, psikolog në Universitetin Reykjavik në Islandë, pranon se puna është vëzhguese, kështu që nuk mund të vërtetohet përfundimisht se kafeina dëmton apo jo shtatzanitë.
Por ai thotë se analiza e tij, e cila e lidh kafeinën me dëmin, sugjeron të shmangni pije si çaji dhe kafja në tërësi.
“Shmagia e tyre do të ishte këshilla më e mirë për nënat që janë shtatzanë dhe gratë që përpiqen të mbesin shtatzënë.” thotë ai.
Ekspertë të tjerë kundërshtojnë me forcë, duke thënë se kjo është e tepërt.
Si përshembull “Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit dhe Kolegjet Amerikane dhe Britanike të Gjinekologjisë” rekomandojnë kufizimin, por jo eliminimin e konsumit të kafeinës gjatë shtatëzanisë.
Luke Grzeskowiak, një farmacist në Universitetin e Adelaide, Australi, tha që punimi hulumtues ishte “tepër alarmues” dhe në kundërshtim me provat e pranuara.
“Ka kaq shumë legjenda dhe fjalë që lidhen me shtatzëninë dhe gjëja e fundit që na duhet është të shkaktojmë ankth të panevojshëm. Në fund të ditës, gratë duhet të sigurohen që të konsumojnë kafeinë në doza të vogla e kaq” tha Grzeskowiak.
Andrew Shennan, profesor i obstetrikës në “Kings College” në Londër, tha që disa nga studimet mund të kenë të meta sepse ato mbështeten tek gratë që pijnë shumë kafeinë.
Gjithashtu, tha ai, më mirë është të përjashtohen faktorë të tjerë që janë shumë më të dëmshëm siç është pirja e duhanit.
“Kafeina ka shumë kohë që është pjesë e dietave të ndryshme dhe përderisa është pjesë e dietave, nuk e kuptoj pse duhet të përjashtohet në mënyrë kategorike në shtatzani.” tha Shennan.
Sidoqoftë, asnjë e dhënë nuk është përfundimtare dhe ndoshta duhet të presim dhe pak për një studim përfundimtar. Ndërkohë, fakti që kafeina në doza të mëdha është e dëmshme, nuk ndryshon.
Burimi: TheGuardian. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



