Politike

Pak javë para zgjedhjeve, Rama prezanton ‘Paketën e Maleve’: Dokumentat e pronës me 1 euro kush e zhvillon

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka prezantuar nga Shkodra, paketën e Maleve, bashkë me ministrin e Ekonomisë Blendi Gonxhe dhe ministrit të Shtetit.

Pak javë para zgjedhjeve, Rama parashtroi se si qytetarët me prona të paregjistruara mund të marrin dokumentat për vetëm 1 euro, duke zhvilluar aty një biznes.

Kryeministri theksoi se këto lehtësira janë për familjet që nuk kanë konflikte të pronës dhe se nuk janë zaptues, por posedues.

“Logjika e kësaj pakete është që pronarëve që quhen poseduesit faktikë, që nuk janë zaptuesit, që nuk kanë letrat dokumentat e pronësisë dhe janë shumë në veri, edhe në jug edhe në Shqipërinë e Mesme. Nuk ka një pikë të Shqipërisë, asnjë 100m2, kudo, që të mos jetë e mundur të bësh sukses, nëpërmjet agroturizmit. Pavarësisht edhe infrastrukturës. Kush e ka pronën dhe nuk ka sherr me kufitarët, mund të marri nga Këshilli Bashkiak një vërtetim që ky ose këta zotërojnë këtë pronë. Me këtë vërtetim, është e mjaftueshme për të disponuar një leje zhvillimore dhe pastaj për të lidhur një marrëveshje me ministrinë e Ekonomisë, duke paguar vetëm 1 euro. Nëse më pas lind ndonjë konflikt, është barrë e shtetit”, sqaroi kryeministri duke theksuar se për financimin e projekteve, Banka e Shqipërisë ofron 250 mln euro kredi, me garanci 70% nga shteti.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se 500 përfituesit e parë 10 vjet do të zhvillojnë pronësinë pa asnjë taksë.

Nga ana tjetër, ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe tha se zonat malore kanë një potencial të fortë punësim, për turizëm, investime dhe nuk mund të humbet për shkak të procesve të zgjatura të titujve të pronësisë.

Sytë tona janë te ekonomia e maleve dhe pyjeve. Nuk duhet të kemi komplekse për pyjet. Nuk flitet për të prerë pyjet, por për të përpunuar dhe rritur. Në këtë aspekt jemi shimë mbrapa. Gjithashtu për t’i dhënë një alternativë ekonomisë, asaj që kemi kryesore, turizmi bregdetar, duke e çuar turizmin përtej brigjeve, në zona më të thella, në kuptimin edhe të largësisë. Zonat kanë një potencial ekonomik shumë të fortë. Kanë një potencial të fortë punësim, për turizmin, investime dhe nuk mund të prisnim një proces gradual të zgjidhjes së çështjes së titujve të pronësisë”, tha ministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë