Ne rrjet

Pajisjet e shpërthyera të Hezbollahut, a mundet të ndodhë edhe me një celular? Pyetje, përgjigje e hipoteza

Pse militantët në Liban përdorën një “pager” (Biper) dhe jo një smartphone modern? A është e mundur që një bateri të shpërthejë nëse "kontrollohet" nga distanca?

Gazeta Si- Sulmi ndaj militantëve të Hezbollahut, për shkak të shkallës së tij, por edhe origjinalitetit dhe mjeteve të përdorura, ngre dyshime dhe pikëpyetje.

Më banalja i shqetëson të gjithë: nëse një “pager” (Biper) shpërthen, a mund të ndodhë edhe me celularin e çdo personi?

Paolo Dal Checco, një konsulent IT, që bashkëpunon me prokuroritë, gjykatat dhe firmat ligjore për vlerësime civile dhe penale, jep disa përgjigje për “Corriere della Sera”.

A mund të shpërthejë një bateri smartphone si në videot nga Libani?

Bateritë e litiumit të telefonave celularë, por edhe ato të pajisjeve elektro-shtëpiake, si dhe skuterët dhe makinat elektrike, janë subjekt i zjarreve, por nuk ka gjasa të shpërthejnë në mënyrë shkatërruese.

Prandaj, telefonat tanë inteligjentë, që të shpërthehen nga distanca duket shumë e pamundur, në të vërtetë pothuajse e pamundur, nëse nuk janë krijuar për ta bërë këtë duke futur një ngarkesë shpërthyese.

A mund të mbinxehet bateria nga distanca?

Në teori, po, mund të nxehet deri në atë pikë sa ta dëmtojë, ndoshta edhe të shkaktojë fryrje dhe flakë, por edhe në këtë rast një shpërthim si ai në video nuk ka gjasa.

Çfarë tjetër mund të bëhet nga distanca në telefonat celularë?

Ka mundësi të ndryshme për shkaktimin e dëmtimit të celularëve të palëve të treta, por për fat të mirë ato aktualisht janë të kufizuara në funksionet e "fshirjes", pra rikthimin e telefonit në gjendjen e fabrikës, me fshirje të përhershme të përmbajtjes.

Asnjë sulm i këtij lloji nuk është vënë në përdorim, megjithëse rreziku ekziston, veçanërisht nëse sulmuesi arrin të ketë akses në llogaritë e viktimave.

Çfarë lidhje ka kjo me sulmin ndaj Hezbollahut?

Një hipotezë është se “pager”-ët ishin të pajisur me një ngarkesë shpërthyese në mënyrë që të mund të vetë-shkatërroheshin në rast humbjeje ose vjedhjeje, duke plagosur edhe hajdutin e mundshëm.

Në këtë mënyrë, do të fitohej një lloj "fshirjeje në distancë" jo vetëm të të dhënave, por edhe të vetë pajisjes.

Me dy alternativa të mundshme. Një cilësim që mund të menaxhohet nga përdoruesit, ashtu si një lloj "shpërthimi në distancë" për t'u përdorur në rast nevoje.

Ose një veçori për të cilën përdoruesit nuk ishin në dijeni. Por është gjithashtu e mundur që as ata që blenë “pager”-in dhe as ata që e shpërndanë, nuk ishin në dijeni të funksionalitetit të avancuar (në platformën “X” ka nga ata që kanë identifikuar disa “pager” të shpërthyer në modelin tajvanez “Gold Apollo”).

Dhe më pas, mund të kalohet në territorin real të “007”-ave, duke hipotezuar se ky funksionalitet ishte krijuar për të synuar në mënyrë specifike përdorues të veçantë.

A ka precedentë?

Po, në vitin 1996, “Shit Bet” vrau Yahya Ayyash, "inxhinierin", përgjegjës për bomba vetëvrasëse dhe përgatitës të bombave, duke futur një mikro-karikim në telefonin e tij celular.

Në shpërthimet e shumta në Liban dhe Siri, ekziston mundësia që Izraeli të ishte në dijeni të një ngarkese “pager”-ash të drejtuar për Hezbollahun dhe të ketë arritur të modifikojë pajisjet përpara dorëzimit.

Një hipotezë tjetër, e paraqitur nga Yehoshua Kalisky, një shkencëtar dhe studiues i lartë në Institutin për Studimet e Sigurisë Kombëtare, një institut në Tel Aviv, cituar nga agjencia e lajmeve AP, është ajo e një kodi elektronik "të dërguar nga larg, që dogji pajisjet dhe shkaktoi shpërthimin e tyre”.

Por duke u rikthyer te ajo që dimë për bateritë dhe çipat që gjenden në një pajisje të vogël si një “pager”, ne do të hynim vërtet në fushën e fanta-shkencës dhe jo të “007”-ës.

Por pse Hezbollahu përdori “pager”-at në vend të smartphone-ve të zakonshëm ose një celulari të thjeshtë pa aplikacion?

Arsyeja pse Hezbollahu ka krijuar dhe përdorur “pager”-at, është se - krahasuar me telefonat inteligjentë - ata janë (ose më mirë, duke pasur parasysh episodin e sotëm), më pak subjekt i sulmeve kibernetike, si malëare, trojanë, interceptorë.

Për më tepër, “pager”-at kanë një kapacitet më të gjerë marrjeje, ata kapin gjithashtu në zona të mbuluara keq, në dhoma të mbyllura, duke lejuar kështu mundësinë e marrjes së mesazheve ose njoftimeve edhe në zona të largëta ose të fshehura, duke i dhënë marrësit mundësinë që të njoftohet se po kërkohet, të arrijë zonat e mbuluara dhe të telefonojë.

Duke qenë të pavarur nga kanalet standarde të komunikimit si GSM ose WiFi, ato janë më pak subjekt përgjimi dhe nuk mund të lokalizohen aq lehtë sa një pajisje celulare e lidhur në rrjet.

Për më tepër, pikërisht për shkak se nuk varen nga rrjeti tradicional, ato përdoren ende në fushën mjekësore, ku përveçse nuk është e përshtatshme të mbahen celularë, ato mund të mos jenë as të arritshme nga terreni nëse përdoren në zona të mbyllura.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë