Ka ndodhur

Pajisje amerikane për kufirin, ambasadorja Kim: Krimi në këto kohë është ndërkombëtar

Ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi sot se krimi në këto kohë është ndërkufitar, dhe edhe organet ligjzbatuese nga ana tjetër duhet të punojnë fort apo të përshtaten”. Deklaratat Kim i bëri gjatë ceremonisë së dorëzimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të disa pajisjeve amerikane për kufirin.   

“Dhurimi i këtyre pajisjeve moderne me vlerë 108 mijë dollarë ndihmon për trafiqet e paligjshme dhe krimin ndërkufitar. Duke pasur një Shqipëri më të sigurt kemi një Evropë më të sigurt. SPAK ka njoftuar së fundmi disa çështje të mëdha. Kjo nuk do të bëhej e mundur pa kontributin e policisë së shtetit shqiptar dhe pa kontributin e SHBA-ve. Të gjithë ne kemi një rol të rëndësishëm për të luajtur dhe jam shumë e kënaqur që vazhdojmë ta bëjmë së bashku me Shqipërinë”, tha ajo.

Ndërsa drejtori Veliu ka falënderuar ambasadoren e SHBA-së për dhurimin e pajisjeve.

Në përfundim të ceremonisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj ka shpjeguar për të pranishmit mënyrën e funksionimit të pajisjeve të reja dhe rëndësinë e tyre për të rritur më tej efikasitetin e punës së shërbimeve të Policisë Kufitare.

Pajisjet do të shërbejnë për kontrollin dhe mbikëqyrjen në pikat e kalimit kufirit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë