Gazeta Si – Sulmuesi 34-vjeçar ka paguar vetë klauzolën prej gjysmë milioni eurosh për t’u larguar nga Kadizi. Në debutimin me Deportivo La Korunjën u rikompensua me një dopietë.
Një histori plot emocione kjo e Lukas Perez. Futbollisti që në të kaluarën ka veshur fanellat e Arsenalit, Aston Vilës, Deportivo Alaveshit dhe disa skuadrave të tjera, vendosi të linte La Ligën, ku luante me Kadizin, për t’u kthyer tek ekipi i zemrës, Deportivo La Korunja, me qëllimin për ta ngjitur nga kategoria e tretë.
Lucas Pérez has scored on his Deportivo debut. Just to remind you, he just left Cadiz (paid from his own wages) to help his local team out in the 3rd division. Beautiful story. pic.twitter.com/BsPULJXKmJ
— EuroFoot (@eurofootcom) January 8, 2023
Për ta bërë të mundur këtë gjë ai pagoi nga xhepi klauzolën e prishjes së kontratës me Kadizin, 500 mijë euro. Në debutimin me ekipin që e lançoi në futboll, përpara 24 mijë spektatorëve, Perez shënoi 2 gola në fitoren 3-0 që e çon Deportivon 4 pikë larg kreut. Një debutim ëndrrash.
Lukas Perez ishte golashënuesi më i mirë i Kadizit sezonin e kaluar, thelbësor për qëndrimin në La Liga. Ai preferoi të heqë dorë nga paratë për t’u kthyer në klubin e zemrës. Në futboll lojtarët-flamur ekzistojnë ende. Për fat të mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




