Ekonomi

Pagesa me karta dhe lufta anti-evazion: Leksioni që na vjen nga Koreja e Jugut

Disa studime tregojnë ekzistencën e një korrelacioni të qartë negativ mes pagesave me monedha elektronike dhe ekonomisë së zezë: me rritjen e numrit të pagesave elektronike (ose më mirë, "të gjurmueshme"); zona e zezë zvogëlohet. Luftimi i evazionit duke dekurajuar pagesat në cash dhe inkurajimin e përdorimit të pagesave elektronike duket një zgjedhje e arsyeshme.

Shtete të ndryshme parashikojnë shuma të kufizuara përdorimi të cash-it duke u përqëndruar në disencentiva ndaj kësaj paraje. Për shembull, në shumë vende (mes tyre edhe Italia) ka një limit sasior për pagesat në cash, dhe shtete të ndryshme pranojnë uljen e taksave për disa shpenzime vetëm nëse paguhet me instrumente të gjurmueshëm.

Megjithatë pak janë rastet në të cilat në kontekstin ndërkombëtar përqëndrohen jo aq shumë të dekurajojnë përdorimin e parave cash, se sa të krijojnë incentiva për përdorimin e instrumenteve elektronike. Një prej rasteve më interesantë është ai i Koresë së Jugut, objekt i një raporti të Grupit të Bankës Botërore të 2017-ës ("Can Tax Incentives for Electronic Payments Reduce the Shadoë Economy?") dhe të studimeve të tjera.

Korea e Jugut ka prezantuar më 1999 një lehtësim mbi pagesat me karta krediti dhe karta debiti, pas falimentimeve të ripërsëritura të qeverisë dhe administratës fiskale koreane për të luftuar evazionin fiskal përmes masave parandaluese. Qeveria dhe administrata fiskale koreane patën prezantuar një sistem detyrimesh fiskale, që kuptonte detyrimin për të instaluar regjistrat e parave cash dhe për të lëshuar faturat dhe kuponët. Megjithatë, këto masa parandaluese u konsideruan jo efikase dhe u braktisën nga qeveria koreane, e cila i zëvendësoi me mundësinë për të zbritur nga të ardhurat nga puna një përqindje të shpenzimeve të paguara me mjete elektronike. Në përfundim këto shpenzime, për shumën e përfshirë midis një pragu minimal dhe një pragu maksimal, mund të zbriten pjesërisht nga të ardhurat (me kalimin e viteve përqindja ka ndryshuar nga 10% në 20%, madje arriti në 30% për kartat e debitit), duke raportuar të dhëna të ndërlidhura në deklaratën vjetore të taksave.

Efektetet e këtij lehtësimi në kontekstin e Koresë së Jugut kanë qenë vërtet të pabesueshme: kjo masë ka kontribuuar në tranzicionin e vendit nga një ekonomi bazuar në para cash në një ekonomi të bazuar në paratë elektronike, dhe sot vendi ka një nga normat më të larta në botën e pagesave me para elektronike ndaj PBB-së.

Jo vetëm: me incentiva të tilla Koreja e Jugut ka ulur ndjeshëm ekonominë e paligjshme në një hark kohor relativisht të shkurtër, dhe rritja neto e të ardhurave nga taksat vlerësohet të jetë e barabartë me 1.3 miliardë dollarë, me një rritje prej mbi 4% të të ardhurave që lidhen me tatimin mbi të ardhurat personale.
Në distancën e një viti, mund të konfirmohet që eksperienca koreane për këto incentiva ka qenë pozitive.

A mund të presim të njëjtën tablo në vende të tjera?

Sigurisht që çdo vend ka historinë e tij, e të importosh një model juridik nga një shtet tjetër nuk do të thotë domsodoshëmrisht që pasojat të jenë të njëjta. Fakti që një normë funskionon në një vend, nuk do të thotë që mund të funskionojnë në të njëjtën mënyrë në kontekste të tjera. Megjithatë, nëse duhet shprehur një gjykim - edhe pse nuk disponojmë sferën e kristalit – duket të ketë mundësi të mira që një incentivë e ngjashme mund të paktën të funksionojë pjesërisht edhe në vende të tjera, por duke kuptuar se cilët kanë qenë faktorët që kanë kontribuuar në suksesin e kësaj experience koreanojugore.

Një faktor i parë pa diskutim është thjeshtësia e aplikimit të lehtësisë fiskale dhe në llogaritjen e kursimit fiskal për kontribuesin. Ky aspekt është veçanërisht i rëndësishëm, pasi që për blerjet e vogla, stimulimi është relativisht i ulët, një aplikim tepër i ndërlikuar ose jo lehtësisht i parashikueshëm do të dekurajonte paguesit e taksave.
Përveç kësaj, rasti koreanojugor na tregon që një faktor i dytë për suksesin e incentivave të ngjashme është një kuadër normativ dhe një sistem informativ që lejon autoritetet tatimore të mbledhin të dhëna dhe të analizojnë transaksionet financiare të një personi; pa këtë aftësi, në fakt, nuk do të ishte e mundur të nxitej një përputhshmëri më e madhe fiskale për subjektet që mbledhin pagesa në formën elektronike.

Mund të pohohet që një incentivë e modeluar mbi skemën e lehtësive koreanojugore, mbështetur mbi faktorë që kanë sjellë suksesin, mund të kishte një rezultat pozitiv edhe në kontekste të vendeve të tjera.

Mbi të gjitha, kjo lehtësi fiskale ndikon sigurisht në sektorë tregtarë dhe shërbime, por për nga natyra e saj vështirë se mund të ndikojë në fenomene të tjera evazioni, siç janë, për shembull, sektorët ku bëhet shumë evazion, mashtrimet në TVSH-në etj.

Prandaj, një mekanizëm i tillë i strukturuar sigurisht që mund të kontribuojë në zvogëlimin e punës së padeklaruar, por sigurisht që nuk është shkopi i artë i luftimit të evazionit fiskal: mund të jetë një instrument, madje edhe i rëndësishëm, por jo i vetmi.
Konsiderimi i dytë janë hetimet financiare. Siç vërejti Alessandro Santoro në lavoce.info në 24 shtator, përdorimi aktual për qëllim të luftës ndaj evazionit të të dhënave tashmë të disponueshme për pagesa me mjete elektronike është shumë i kufizuar, gjithashtu për shkak të një dispozite të Garantimit të Privatësisë , aq sa hetimet financiare kanë rënë në mënyrë progresive me kalimin e viteve. Futja e lehtësimit duhet të shoqërohet me një reformë të këtyre aspekteve.

Në fund incentivat fiskale që, si ato koreanojugore, për tatimet mbi të ardhurat më të ulëta janë përgjithësisht të aplikueshme në kohën e paraqitjes së deklaratës tatimore, kështu që zakonisht paguesi i taksave përfiton në vitin pasues pasi ka bërë shpenzimet.
Pse mund të jetë ky problem? Për shkak se ky boshllëk lë hapësirë për marrëveshje ndërmjet klientit dhe furnizuesit: ky është rasti tipik në të cilin furnizuesi i propozon klientit të paguajë me para, duke aplikuar një zbritje të çmimit , në mënyrë që klienti menjëherë (dhe jo pas një viti) të rikuperojë përfitimin, ndërsa furnizuesi do të kursejë taksat mbi të ardhurat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

Ky rrezik mund të ulet duke zhvendosur lehtësimin e TVSH: në këtë mënyrë rikuperimi i stimulimit do të ishte më i shpejtë, nëse jo i menjëhershëm, sepse klienti do të paguante menjëherë një çmim më të ulët në lidhje me të mirën ose shërbimin e marrë. Në fakt, disa shtete, përfshirë Argjentinën dhe Kolumbinë, kanë zgjedhur një lehtësim të TVSH-së për pagesa elektronike, por deri më sot nuk duket se ka rezultate të mjaftueshme për të vlerësuar plotësisht efektet e tyre.

Si përfundim, pra, një lehtësim i strukturuar mbi modelin stimulues të pranishëm në Korenë e Jugut mund të jetë një mjet, megjithëse padyshim jo i vetmi për të ulur ekonominë e zezë. Kjo duhet bërë me anë të rregullave dhe mekanizmave të qartë dhe lehtësisht të parashikueshëm për paguesin, duke përmirësuar njëkohësisht sistemin e përdorimit të të dhënave për Administratën Financiare.
Alberto Franco, La Repubblica


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë