Para

Pagesa dhe dërgesa/ Në 3 muaj, shqiptarët qarkulluan 680 mld lekë online

Nga Gazeta ‘SI’ – Në tremujorin e dytë të vitit, shqiptarët kanë kryer pothuajse 3 milionë transaksione online apo siç njihet “homebanking”.

Shifrat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën prill-qershor, shqiptarët kanë qarkulluar rreth 680 mld lekë online, ku përfshihen blerjet, pagesat dhe dërgesat. Nga fillimi i vitit kjo vlerë është rritur me 29%.

Sipas Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit, 40% e shqiptarëve pranojnë se kanë bërë një blerje online, produkt ose shërbim gjatë 2023-shit. 89% e këtyre blerjeve ka qenë veshje ose aksesore, ndërsa shërbimet e dërgimit të ushqimit në shtëpi rreth 40%.

Tendenca në rritje e përdorimit elektronik të parasë përputhet dhe me rritjen e përdorimit të kartave bankare, të cilat në tremujorin e dytë janë shtuar me rreth 30 mijë. Në total, deri në qershor 2025 në Shqipëri raportohen 1.571.919 karta aktive, nga të cilat vetëm 118 mijë janë krediti dhe pjesa tjetër debiti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë