Aktiviteti prodhues ka vijuar rikuperimin edhe gjatë tremujorit të tretë.
Treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave paraqiten në ecuri pozitive, sipas të dhënave të INSTAT.
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 19.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në rritje paraqitet edhe indeksi i numrit të të punësuarve me 0.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Energjia dhe gazi, shitjet u rriten me 67% ndërsa punësimi u ul
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 66.9% në sektorin e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT.
Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 12.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 0.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Fondi i pagave shënoi rritje 3.8%, në bizneset e këtij sektori krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Furnizimi me ujë dhe trajtimi i mbetjeve , me rritje edhe punësimi edhe shitjet dhe prodhimi
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7.3%, në bizneset e ujit dhe menaxhimit të mbetjeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Prodhimi në volum shënoi rritje me 6.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 4.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 0.6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërtimi, rriten shitjet, punësimi dhe pagat
Sektori i ndërtimit shënoi një përformancë të mirë në të gjithë treguesit.

Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i prodhimit në volum shënoi u rrit me 1.0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje me 2.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave shënoi rritje 7.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




