Futboll

Pagat më të larta La Liga, Barcelona në krye të klasifikimit

Barcelona është klubi me shifrën më të lartë të pagave në “Santander League”, me 656,429,000 milionë euro në sezon. La Liga ka rillogaritur kufijtë e pagave, pasi ka mbaruar merkatoja e dimrit, ku rezultojnë 15 milionë euro më pak se në fillim të sezonit. “Ka pasur lëvizje, që e kanë zvogëluar shifrën e pagave”, – deklaron Pepe Guerra, drejtori i Ligës Spanjolle.

Real Madridi mbetet skuadra e dytë, me kufirin më të lartë të pagave në La Liga, me 641 milionë euro. Pas blaugrana-ve dhe Los Blancos, vendin e  tretë në këtë listë e mban Atlético Madrid, me pothuajse 300 milionë euro diferencë. “Rojiblancos” kapin shifrën e 348.5 milionë eurove.

Kufiri i pagave për sezonin 19/20 pas merkatos së verës

Ky limit i kostos së pagave është shuma maksimale që secili klub mund të konsumojë gjatë sezonit 2019-2020, pas merkatos së dimrit, dhe që përfshin shpenzimet për lojtarët, trajnerin e pare dhe të dytë, përgatitësin fizik të ekipit të parë. Ky limit, gjithashtu, përfshin shpenzimet për filialet, akademitë dhe seksione të tjera. Konceptet që përfshihen në kufirin e kostos së stafit të regjistruar janë: pagat fikse dhe të ndryshueshme, sigurimet shoqërore, shpërblimet kolektive, shpenzimet e blerjes (përfshirë komisionet për agjentët) dhe amortizimet (shuma e blerjes së lojtarit e ngarkuar çdo vit, në varësi  në numrin e viteve të kontratës së lojtarit).

Kufiri i pagave për sezonin 18/19

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë