Nga Gazeta ‘SI’ – Pedagogët protestues të universiteteve pretendojnë se i kanë pagat e ulta edhe krahasuar me homologët në disa vende të rajonit dhe Europës.
Konstatimi i tyre është i drejtë për sa kohë i krahasojnë pagat në vlerë absolute.
Sipas të dhënave zyrtare, paga e nivelit minimal të një asistent lektori është 78.500 lekë. Paga me e lartë në kufirin minimal i takon rektorit me titullin profesor, që është 149.500 lekë.
Mesatarja e pagës sipas 14 kategorive është rreth 123 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë, homologët e tyre në disa vende të Europës, e kanë dukshëm më të lartë.

Por nëse do të krahasonim pagat e profesorëve me pagat mesatarë të çdo vendi do shikonim një tjetër rezultat. Gazetasi.al krahasoi pagat mesatare dhe rezultoi se pedagogët shqiptarë nuk janë më të keq paguarit.

Siç mund ta shikoni me sy të lirë paga mesatare e një personeli akademike në Shqipëri është 115% më e lartë se paga mestare e cila zot zyrtarisht në Shqipëri është rreth 57 mijë lekë në muaj. Të dhënat për pagat në Europë janë marrë nga Statista, Eurostat dhe Glassdoor.
Vetëm Holanda është vendi ku personeli akademik e ka pagën mesatare mujore më të lartë se paga mesatare në rang vendi( ku përfshihen të gjitha profesionet), 140%.
Edhe në Luksemburg, ku në vlerë absolute paga e një personeli akademik është 8.100 euro në muaj, paga me lartë se çdo shtet në Europë, ajo nuk është 115 % më lartë se paga mesatare e këtij vendi sa është në Shqipëri, por rreth 64% më shumë.
Kur pedagogët protestues i referohen pagës në Serbi, ata thonë gjysmë të vërtetën pasi në këtë vend ballkanik përkundrazi paga mesatare e pedagogëve është 11% më pak se mesatarja e pagës kombëtare.
Sipas ekonomistëve klasikë, paga për një profesion vendoset sipas ofertës dhe kërkesës, e përcaktuar nga fuqia punëtore, vende të lira të punës, aftësisë dhe arsimit, pra faktorë që nuk mund të jenë të njëjtë në mjedise të ndryshme ekonomike.
Sot protestuesit me të drejtën e tyre pretendojnë një rritje page, por në raport të zhdrejtë me kontributin që japin homologët e tyre kur krahasohen për pagat.
Sipas renditjes botërore të universiteteve, ato në Shqipëri janë në fund të listës. Universiteti i Tiranës u rendit në vendin e 3.878-të nga më shumë se 31 mijë universitete në të gjithë botën, vlerësimi më i lartë ndër universitetet tjera në vend, por më i ulëti në rajon dhe në vendet e fundit në Europë.
Në një raport të vitit 2020, nga OECD, theksohej se në Shqipëri Indeksi i Korrupsionit në shërbimin publik dhe edukim ishte rritur me 5 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 36-të dhe se zgjedhjet e drejtuesve dhe administratorëve në institucionet arsimore janë në shumicën e rasteve, të politizuara.
I njëjti raport thekson se edukimi në Shqipëri është i pafinancuar, i keqqeverisur dhe i mungon kapitali human, duke bërë që nivelet e mësimit dhe mësimdhënësve, të jenë ndër më të ulëtat në Europë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



