Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me rritjen e pagave të magjistratëve, duke u shprehur se janë 92 raste ku gjykatat kanë dhënë vendime ndaj atyre gjykatësve dhe prokurorëve të cilët i cilësoi si “llumi i pastruar nga vettingu”.
Sipas kreu të qeverisë, gjykatat i kanë trajtuar ata si viktima, duke u dhënë trajtim financiar me 12 milionë euro nga buxheti i shtetit.
Rama shkruan se “radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit 92”, që sipas tij, do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka shtyrë vendimin për rritjen e pagave të gjyqtarëve me argumentin se i nevojitet më tepër kohë. Nga ana tjetër, Shoqata e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve po bëjnë një betejë në gjykatë për çështjen e pagave.
Kryeministri Rama ka thënë se gjyqtarët duan t’i imponohen parlamentit e qeverisë për paga që shkojnë mbi vendet e BE. Ai ka kërkuar nga Kushtetuesja që të mos e pranojë “njollën e turpit” që do t’i kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro në vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



