Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku foli për kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre, për të cilat tha se janë po aq sa në Greqi, madje dyfish me pagat në dy vendet e tjera fqinje, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Në këtë videomesazh, Rama shprehet se ata sipas tij e kërkuan tinëzisht rritjen e pagave të tyre. Madje shtoi se ballafaqimi i magjistratëve në Gjykatën Kushtetuese linte shumë për të dëshiruar.
“Gjykata Kushtetuese kërkoi përpara pak ditësh regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dyshoqata gjykatësish, edhe ato me probleme ligjore, të paregjistruara, gjithsesi… kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që t’ju rrisë pagat. Tani, po ta dëgjosh atë regjistrim të publikuar nga Gjykata Kushtetuese të seancës, realisht ndihesh në vështirësi të madhe duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me Gjykatën Kushtetuese, lë të jetë tejet për të dëshiruar dhe këtu nuk është çështje personash dhe unë nuk kam asnjë dëshirë dhe asnjë qëllim të bëj polemikë me askënd, por ja si flet njëri përshembull: ‘Por ja si flet njëri prej tyre: Unë jam gjyqtar karriere dhe përveç kësaj jam qytetar aktiv, kuptoj nga jeta shoqërore dhe kuptoj nga politika, kuptoj nga jeta shoqërore, kuptoj nga të gjitha.
Nga ana e kryeministrit u anatemua ideja që këta njerëz mund të përdorin fuqinë e tyre për të shkelur mbi dy pushtetet e tjera. Mendova këtë, që edhe ne të zgjuar jemi. E kam bërë kërkesën personalisht.’ Ky i thotë gjykatës, ‘thashë ta bëjmë tinëz këtë punë, qeveria e kishte mendjen te zgjedhjet jo te ne, t’i merrnim shqiptarëve nga taksat, 37 milionë euro të tjera’. Gjyqi është gjyq në fund të fundit thotë, se nëse të tjerët janë dhe nuk janë, ne të tjerët që jemi në shumë punë të tjera, gjykatësit janë vet zot dhe vet shkop. Jemi koshientë thotë për nivelin e pushtetit ekzekutiv, të demokracisë. Po për çfarë niveli të demokracisë bën gjyqtari ironi?!”, shprehet Rama.
Ai ionizoi argumentimin e gjyqtarëve duke thënë se po të zbatohet i njëjti parim që kërkojnë ata për të gjithë, i bie që edhe tatimorëve t’u rriten pagat për shkak të të ardhurave që sigurojnë për shtetin, por jo mësuesve të cilët ndonëse nuk prodhojnë para, kontribuojnë në një tjetër mënyrë të rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë.
Sipas tij, ata duan t’i imponohen parlamentit dhe qeverisë. Në fund ai shton se shpreson që Gjykata Kushtetuese nuk do t’i lërë njollë turpi Shqipërisë, lidhur me këtë kërkesë të gjyqtarëve për rritje pagash.
“Gjykatësit duan të imponohen mbi Parlamentin, mbi qeverinë dhe mbi dy pushtetet e tjera dhe të marrin rroga sipas mendimit të tyre. E fundit dhe do e mbyll këtu, një tjetër thotë: Pse nuk kihet parasysh se ne bëjmë edhe lekë. Ne i sjellim para buxhetit të shtetit para, ndaj me ato para të na rritet paga. Kjo është një tjetër çudi shumë e madhe. Se thotë ne kërkojmë disa të ardhura, ne prodhojmë të ardhura. Dhe kjo diferenca 37 milionë, pra kërkon 37 milionë plus nga taksat dhe thotë se kjo mbulohet vetëm nga ajo që i kthejmë ne buxhetit të shtetit. Nuk është ndonjë dëm thotë, se kjo është një parashikim, por po të përdoren të gjithë çfarë vjen nga paditë do ishin më shumë.
Pra sipas asaj që thonë gjyqtarët, edhe tatimorët që i sjellin shumë të ardhura buxhetit, pse mos t’i kenë pagat shumë më të larta se të tjerët. Por edhe Policia pse mos t’i marrë gjithë gjobat për vete. Po mirë mor, po mësuesit që nuk i sjellin të ardhura të drejtpërdrejta siç thotë zotrote, si i bëhet, po pensionistët, si i bëhet? 37 milionë euro i doni ju për t’i çuar pagat në stratosferë, për t’i bërë pagat shumë herë më të larta se në Greqi e në shumë vende të tjera të BE-së, ndërkohë që këtu ka plot njerëz të tjerë që kontribuojnë, që nuk prodhojnë të ardhura të tilla nga gjobat e konfiskimet, por prodhojnë shumë gjëra të tjera në shoqëri, këtyre si do t’u rritet paga?”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



