Para

Pagat dhe sigurimet dhanë kontributin më të madh në arkën e shtetit. ‘Zhgënjen’ TVSH-ja

Nga Gazeta 'Si' - Në gjashtë muajt e parë të vitit, arka e shtetit ka mbledhur rreth 343 mld lekë të ardhura, duke kaluar lehtë parashikimin dhe shifrën e një viti më parë.

Për të njëjtën periudhë, shpenzimet raportohen në rreth 291 mld lekë, më pak se plani, por më shumë se një vit më parë. Më shumë se 264 mld ishin shpenzime korrente dhe më pak se 30 mld shpenzime publike.

Sipas të dhënave nga ministria e Financave, arka e shtetit po mbushet nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe kontributet shoqërore, pra kryesisht të punësuarit me pagë. Të dy këto indikatorë kanë rritjen më të madhe, por zënë edhe peshën më të madhe tashmë në tortën e buxhetit.

Specifikisht, tatimi mbi të ardhurat personale ka arkëtuar 32.2 miliardë lekë, 16% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe 2.5% më shumë se plani i 6-mujorit 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u realizuan në masën 75.3 miliardë lekë, 9.1 miliardë lekë ose 13.7% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe realizim 102.5 % të planit për 6-mujorin 2024.    

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 32.6 miliardë lekë, ose 3.6% më pak se 6-mujori 2023, si dhe 2 miliardë lekë ose 6.5% më shumë se plani i 6-mujorit të vitit 2024

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 27.5 miliardë lek, 23% më shumë se 6-mujori 2023, si dhe 0.9% më shumë se plani.

Taksat doganore kanë mbledhur 110 mld lekë, me rritje 7% nga viti i shkuar dhe vetëm 0.1% më shumë se parashikimi.

TVSH-ja në import ka arkëtuar 75 mld lekë në periudhën janar-qershor 2024, duke u rritur me 4.5 mld nga 2023-shi dhe më pak se sa plani.

Akciza ka pasur periudhë pozitive dhe ka arkëtuar 29 mld lekë, rreth 10% më shumë se një vit më parë dhe 2% më shumë se plani i qeverisë.

Renta minerare vazhdon me rënie dhe për gjashtë muaj ka arkëtuar 2 mld lekë, më pak se plani dhe më pak se viti i shkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë