Sociale

Paga e mësuesve dhe mjekëve rritet me 6%, efekti nga 1 korriku

Gjatë mbledhjes së qeverisë të mërkurë u njoftua se paga e mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të arsimit është rritur me 6% nga data 1 korrik.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpjeguar se efekti vjetor i rritjes së pagave për masën 6% është rreth 10 milion dollarë. Manastirliu tha se nga kjo rritje përfitojnë rreth 19 mijë mjekë, infermierë dhe profesionistë shëndetësorë.


Manastirliu shpjegoi më tej se do të ketë një shpërblim 15 mijë lekë të reja për mjekët specialistë që në bazë të kontratave me ministrinë e Shëndetësisë ushtrojnë profesionin jashtë vendbanimit.
I njëjti vendim vlen edhe për mësuesit.

Në daljen e saj Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, shpjegoi se është rritur me 6% për të gjithë punonjësit e arsimit. Ajo shtoi se këtu përfshihen edhe punonjësit psikosocialë dhe oficerët e sigurisë.
Kushi deklaroi se do të rritet me 10% paga e orëve shtesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë