Drejtësia

Paditi Gjykatën e Lartë se humbi vendin në Kushtetuese, rrëzohet kërkesa e Naureda Llagamit

Gazeta Si – Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e bërë nga Naureda Llagami, një prej kandidateve për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Llagami kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe emërimin e saj në Kushtetuese me pretendimin se një votë ishte shpallur qëllimisht e pavlefshme.

Në vend të saj, në Kushtetuese u emërua Asim Vokshi si anëtar i zgjedhur nga Gjykata e Lartë.

Gjyqtarja Llagami kërkonte shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Lartë dhe emërimin e saj në Kushtetuese, pasi pretendonte se një votë ishte shpallur qëllimisht e pavlefshme, pasi sipas saj vota që u shpall e pavlefshme ishte e 9 që të merrte kuorumin.

Llagami pretendon se vota u shpall qëllimisht e pavlefshme që të mos bëhej emërimi i saj. Më herët, Gjykata e lartë në bazë të ligjit emëroi Asim Vokshin si i rendituri i pari nga Këshilli i emërimeve në Drejtësi (KED,) pasi asnjë nga kandidatët nuk mori kourumin prej 9 votash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë