Politike

Padinë për divorc mes Metës dhe Kryemadhit e zgjidh një gjyqtare grua    

Gjyqtarja Fahrije Budo (Stringa) është caktuar përmes shortit elektronik për të shqyrtuar padinë për zgjidhje martese mes Ilir Metës, President i PL-së dhe Monika Kryemadhit.

“Në datën 20 qershor 2024, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kërkesë padia me Paditës I.M. dhe të Paditur M.K., me objekt : “Zgjidhja e martesës me të paditurën”, thuhet në njoftim.

Pas procesit të regjistrimit, çështja ka kaluar në proçesin e shortit elektronik dhe çështja ka rënë për gjykim tek një gjyqtare grua


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë