Drejtësia

Padia nga Edmond Sula / SPAK kërkoi dënimin e Gazmend Bardhit për shpifje, GJKKO e shpall të pafajshëm

Gazeta Si – Gjykata ka shpallur të pafajshëm deputetin demokrat, Gazment Bardhi, pasi SPAK kërkoi shpalljen fajtor të deputetit demokrat për “shpifje” ndaj Edmond Sulës, ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës, dhe pafajësi për “fyerje”.

Ky i fundit e paditi Bardhin për “shpifje” dhe “fyerje” për shkak të deklaratave të deputetit demokrat në një seancë plenare të Kuvendit në Shtator 2024, ku pretendoi se ai ishte emëruar nga bandat në krye të Policisë së Shkodrës.

Në seancën e kësaj të premteje, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet SKY ECC të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Sulaj paditi Bardhin për “shpifje” e “fyerje” për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë