Drejtësia

Padia ndaj Mziut, kryebashkiaku i Kamzës rreth 4 orë e gjysmë në SPAK

Gazeta Si – Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur këtë të hënë në godinën e SPAK, ku ka qëndruar pë rreth 4 orë e gjysmë.

Burime paraprake, bëjnë me dije se ai ka dhënë shpjegime në lidhje me kallëzimin që ka bërë ndaj paraardhësit të tij në detyrën e kreut të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Sulmi hyri në godinën e Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00 dhe ka dalë prej andej rreth orës 14:30.

Ndëkohë Xhelal Mziu u pyet më 27 korrik për rreth 3 orë nga Prokuroria e Posaçme, hetimet ndaj të cilit nisën pas kallëzimit të Rakip Sulit.

Ky i fundit ka paraqitur denoncimin sa u përket kontratave të firmosura për lejet e ndërtimit. Ai e akuzon për abuzim me tenderët në kohën që mbante postin e kryetarit të Bashkisë së Kamzës.

Sipas ligjit duhet që kompanitë të japin deri në 3% të sipërfaqes në pronësi të bashkisë duke pretenduar se kjo nuk është realizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë