Teknologji dhe Inovacion

Padia e parë për ChatGPT, kryebashkiaku australian e padit për shpifje

Kryebashkiaku i Australisë Brian Hood do të padisë ChatGPT për shpifje nëse nuk korrigjon shkrimin se ai ka qenë në burg për ryshfet.

Në një lajm, ChatGPT ka shkruar se kryebashkiaku ka qenë pjesë e një skandali ryshfeti në vitet 2000 në një filial të Bankës së Rezervës së Australisë.

Hood ka punuar për filialin por nuk është akuzuar kurrë për një krim.

Avokatët e tij thonë se i kanë dërguar një letër shqetësimi kompanisë se Open AI më 21 mars duke u dhënë 28 ditë kohë për të rregulluar gabimet por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Nëse Hood padit, kjo është hera e parë që një person ka paditur ChatGPT për shkrimet e tij.

“Do të ishte një moment historik pasi është inteligjenca artificiale që paditet për shpifje, në një kohë kur po zë vend kudo. Hood është një zyrtar i zgjedhur dhe reputacioni i tij është thelbësor në punën e tij”, thotë James Naughton, partner në firmën ligjore të Hood, Gordon Legal.

Pagesat australiane për dëmet e shpifjes janë përgjithësisht rreth 270 mijë dollarë.

Hood nuk e di numrin e saktë të njerëzve që kanë akses në informacionin e rremë, një përcaktues i pagesës por natyra e deklaratave është mjaft serioze sipas tij dhe mund të pretendojë më shumë se 200,000 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë