Politike

Padia e Dumës për shpifje ndaj Veliajt, SPAK kërkon pushimin e çështjes

SPAK ka kërkuar pushimin e padisë së deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për shpifje.

Sipas prokurorit Behar Dibra, kryebashkiaku nuk ka shkelur ligjin dhe nuk ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.

Padia u ngrit pas akuzave të Veliajt në adresë të Dumës si trafikante apartamentesh, se ajo është pjesë e investimeve në pallate në Tiranë dhe se është gjykuar për mashtrim.

Në seancën për pajtim mes palëve në 22 shtator, deputetja demokrate ka refuzuar, gjë që do të çonte në mbyllje të çështjes. Megjithatë, pritet që gjykata të japë vendimin më 13 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë