Gazeta Si – Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se më datë 17 dhjetor në orën 10:00 do të mbajë seancën për padinë e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër masave të sigurisë “arrest shtëpie” që u la në fuqi nga GJKKO dhe Gjykata e Lartë në vitin 2024, pasi është i pandehur për aferën “Partizani”.
Sipas Berishës, masa e caktuar ndaj tij ka qenë antikushtetuese. Që prej janarit 2025, Berisha është nën masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, masë të cilën Berisha po e respekton. Në nëntor të 2024-ës, ai u lirua nga “arresti shtëpiak”.
Shqyrtimi i ankimit do të bëhet mbi bazë dokumentesh, pa praninë e ish-kryeministrit.
Më 19 maj të këtij viti, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” për të cilën janë marrë të pandehur kryedemokrati Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, ndërtuesi Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe juristja Andia Pustina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



