Gazeta Si - Policia Rrugore e Fierit ka arrestuar drejtuesit e autoambulancës dhe kamionit që një ditë më parë u përfshi në aksident në aksin Lushnjë-Fier, duke shkaktuar vdekjen e një pacienti që po transportohej me ambulancë.
Policia tha se shoferët L.Gj., 31 vjeç dhe F.R., 54 vjeç akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Si pasojë e përplasjes mes dy mjeteve, mbeti i vdekur në vend 77-vjeçari Dashamir Koçaj, i cili ishte pacient në autoambulancë dhe po transportohej për mjekim nga Vlora në Tiranë.
Kamioni kishte hyrë në parakalim pranë sheshpushimit në Savër, duke dashur të dalë përpara ambulancës, por nuk ia ka arritur të shmangë përplasjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.